Vrasja në Ksamil/ U la në burg pasi tentoi të largojnë me makinë Vatën drejt Tiranës, shtetasi turk në Gjykatë: Më tha jam rrëzuar me motor, kërkoi…
Të martën e 10 qershorit, luhet ndeshja e radhës e eliminatoreve të Botërorit 2026 mes Letonisë dhe Shqipërisë, që si gjithmonë transmetohet në Digitalb.
Në prag të kësaj përballje, UEFA ka zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Në fushë, është zgjedhur një trupë gjykuese nga Turqia.
Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan, ndërkohë arbitër i katërt është përzgjedhur Oguzhan Cakir.
Meler ka qenë një emër shumë i përfolur vitet e fundit sa i përket arbitrimit, pasi në Turqi ai u godit me grusht nga presidenti i Angaragucu, pas ndeshjes me Rizespor në vitin 2023.
Në VAR do të jenë dy gjermanë: Harm Osmers si kryesor dhe Daniel Schlager si asistent.
Top Channel
VIDEO/ Cristiano Ronaldo gjithnjë e më pranë objektivit, nis sezonin e tij të 25 në karrierë duke shënuar golin e tij të 978