Të vizitosh Shqipërinë me një çantë shpine! Shtohet turizmi individual, ekspertët: Është rritur me 20%, praktikë e evropianëve

07/06/2025 12:19

Me pak çanta dhe bagazhe, turizmi individual po kthehet në një praktikë te përhapur jo vetëm në Europë po tashmë edhe në Shqipëri.

Peter Mclugen, një profesor Australian ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë në këtë fillim qershori pas një sugjerimi të miqve të tij. Jo me grupe të organizuara apo dhe miq, Peter bukuritë e natyrës shqiptare ka zgjedhur t’i vizitojë i vetëm dhe me pak bagazhe.

10 ditë më parë kam qenë në Tiranë në Himarë dhe mësova për Shqipërinë nga miqtë. Ka njerëz shumë të sjellshëm, mikpritës siç edhe kisha dëgjuar. Shqipëria është shumë e bukur dhe e plot vende për të vizituar.”, shprehet Peter Mclugen.

Turizmi “Solo” dikur një sipërmarrje e veçantë për udhëtarët e vetmuar me çanta shpine, është shndërruar në një fenomen global. Ekspertët e turizmit tregojnë se Shqipëria e ka përqafuar këtë lloj turizmi I cili ka shënuar rritje me 20%.

Më së shumti kjo është një formë e ndjekur nga gratë, por dhe burrat pranojnë se e ndjekin si praktikë. Turizmi “solo” po tërheq një sërë profesionesh nga udhëtarët që punojnë në distancë, të rinj por edhe pensionistë, të cilët e kanë kthyer në një mënyrë jetese”, shprehet Zak Topuzi, ekspert turizmi.

Nuk udhëtojë në grup kam më shumë eksperiencë personale, s’është e nevojshme të vraposh pas grupeve, apo të kthehesh në një autobus apo karrocierë. Këta njerëz të grupeve ska problem shpenzojnë shumë para por ka dhe mënyra të tjera.”

Për Peterin udhëtimi i vetëm në Shqipëri me çantën e tij të shpinës do të vijojë edhe për disa ditë. Ndërsa premton se do të kthehet përsëri për të vizituar veriun e vendit.

Nëse ndihesh rehat të udhëtosh vetëm ke më shumë opsione për të zbuluar.”, shprehet ai.

Top Channel