VIDEO/ Nuk vonon përgjigjja e Ukrainës pas sulmit rus në Kiev, dronët ukrainas godasin një depo nafte që furnizon avionët bombardues të Rusisë

06/06/2025 11:10

Disa dronë ukrainas goditën një depo nafte në Saratov të premten në mëngjes, e cila furnizon flotën e bombarduesve strategjikë të Rusisë të vendosur në bazën ajrore Engels-2.

Pamjet e publikuara tregojnë zjarrin që përhapet nga një rezervuar nafte në tjetrin.

Sulmi ukrainas erdhi disa orë pasi sulmet ruse në Kiev lanë të paktën katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Në të njëjtën kohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 174 dronë ukrainas gjatë natës. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sabianin, tha se të paktën 10 dronë ukrainas kishin sulmuar kryeqytetin.

Tre aeroporte që i shërbejnë metropolit pezulluan përkohësisht operacionet, njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili më vonë e hoqi masën.

Top Channel