Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gosë të Kavajës.

Paraprakisht deklarohet se fqinji ka plagosur shtetasit Sami dhe Nadire Disha, pas një konflikti për motive të dobëta.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Gruan e ka kapur plumbi në bark, ndërsa burrin në këmbë. Ata janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë treguar se konflikti ka qenë banal, për bagëtitë.

Jashtë kamerave, familjarët tregojnë se Shpëtim Osma u zu me çiftin për bagëtitë që ishin në tokën e tij.

Debati ka përfunduar me përdorimin e armës dhe plagosjen e çiftit, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.

Top Channel