Vdekja e turistit në Durrës, Gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për pronarin e mjeteve lundruese
04/06/2025 14:25
Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë arrest në shtëpi për pronarin e mjeteve lundruese të argëtimit. L. Xhumari u arrestua nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Ai i dha motorin e ujit dy shtetasve britanikë, njëri prej të cilëve humbi jetën në det pas përmbysjes së mjetit.
Operatori turistik akuzohet se në shkelje të rregullave ua dha mjetin pa pasur leje drejtimi 34-vjeçari që vdiq nga asfiksia në ujë, ndërsa shoqja e tij shpëtoi.
Top Channel