
Milani është i vendosur ta sjellë Luka Modriçin dhe dëshiron ta bëjë këtë shpejt.
Negociatat midis kapitenit kroat dhe klubit që ai ëndërronte që fëmijë kanë vazhduar edhe në këto orë dhe ka optimizëm për të arritur një marrëveshje që do t’i bëjë të gjithë të lumtur. Kur? Brenda pak ditësh. Ende nuk jemi në shtrëngimin e duarve, por një dialog mes tij dhe drejtorit sportiv, Igli Tare është duke u zhvilluar dhe ideja çon në një kontratë vjetore me një opsion për një sezon të dytë. Shifra? Është shumë herët për të thënë, por nuk mund të jetë larg 3-3.5 milionë neto për sezonin 2025-26.
Milani këmbëngul sepse Modric është padyshim një kampion, por, përveç kësaj, ai do të ishte menjëherë një lider teknik dhe i dhomës së zhveshjes. Një futbollist i stilit të vjetër që Milani i ka pasur traditë dhe me një CV shumë të pasur. Ai është i respektuar në të gjithë botën për klasin, seriozitetin dhe personalitetin e tij. Me Modricin në dhomën e zhveshjes, do të ishte pak më e komplikuar për shokët e tij të ekipit të mbërrinin vonë në një seancë stërvitore ose të izoloheshin gjatë një pushimi duke parë tik tok…
Modric mund të jetë 39 vjeç, por ai ende po luan mirë, është fitues i Topit të Artë dhe është një lojtar i lirë. Milani nuk duhet të paguajë asgjë për kontratën e tij. Shpenzimi i vetëm do të ishte paga e tij.
Modric është aktualisht në Rijeka, qyteti ku Kroacia po përgatitet për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Republikën Çeke. Ai dëshiron të luajë edhe një vit dhe po kërkon një sfidë emocionuese. Milani duket perfekt.
Top Channel