Emigracioni “shemb” qeverinë holandeze, partia e ekstremit të djathtë braktis koalicionin qeverisës!

03/06/2025 12:15

Lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, ka vendosur të largohet nga koalicioni qeveritar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën e emigracionit, sipas mediave kolandeze.

Lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, e tërhoqi partinë e tij PVV nga koalicioni qeverisës në Holandë, dukë rrëzuar kështu qeverinë e kryeministrit Dick Schoof pas më pak se një viti në pushtet.

“Nuk pati asnjë firmë për planet tona të azilit. Asnjë ndryshim në Marrëveshjen Kryesore, ndaj PVV largohet nga koalicioni”, ka shkruar Wilders në platformën X.

Ai kishte lëshuar javën që shkoi një ultimatum të hapur për partnerët e koalicionit duke i kërkuar të nënshkruanin planin e tij gjithëpërfshirës kundër emigracionit, në të kundërt, siç paralajmëronte shembjen e qeverisë.

Plani me 10 pika kërkonte mbylljen e kufijve me patrulla ushtarake, refuzimin e të gjithë azilkërkuesve në pikat e hyrjes, pezullimin e ribashkimit familjar dhe deportimin e sirianëve me viza të përkohshme, duke argumentuar se pjesa më e madhe e Sirisë tani është e sigurt.

Plani parashikonte po kështu  politika automatike deportimi për emigrantët e dënuar për krime të dhunshme ose seksuale. Koalicioni, një aleancë e brishtë katërpartiake midis VVD-së liberal-konservatore (e udhëhequr më parë nga Mark Rutte), PVV-së, Kontratës së Re Sociale (NSC) dhe Lëvizjes agrare Qytetare-Fermere (BBB), u formua në korrik pas negociatave të zgjatura të vitit të kaluar.

Megjithatë, në fund, tensionet mbi emigracionin e rrëzuan në fund këtë aleancë. Me tërheqjen e Wilders, qeveria e Schoof mbetet pa mazhorancë, çka rrit gjasat e zgjedhjeve të reja ndërsa e zhyt politikën holandeze sërish në pasiguri.

Top Channel