
Sezoni veror, më shumë turistë, më tepër shërbime si dhe prodhime në treg kanë rritur besimin e bizneseve në sektorin e industrisë dhe hoteleve e bareve/restoranteve.
Këto pritshmëri janë shfaqur edhe në raportin vrojtues të Bankës së Shqipërisë, i cili për muajin majin bëri të ditur se treguesi i besimit në këto dy sektore u rrit me përkatësisht 8% dhe 2.2%.
Më pesimistë paraqiten bizneset e sektorit të ndërtimit dhe tregtisë. Ky tregues për muajin maj shënoi rënie me 3.4% dhe 1.8%. Ndikuar nga vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit, vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese.
Teksa çmimet nga bizneset shfaqin pritshmëri rritëse për muajt në vijim, konsumatorët parashikojnë një rënie të shpenzimeve dhe blerjeve të mëdha për familjet. Në total treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1% për muajin maj.
Top Channel