Shqipëria e mbyll me sukses Botërorin e parë të sajë në Muay Thai, ‘rrëmben’ medalje

01/06/2025 15:26

Shqipëria e mbyll me sukses Botërorin e parë të sajë në Muay Thai, me një medalje bronzi!

Shqipëria mbyll Kampionatin Botëror të Muay Thai që u zhvillua në Turqi. Kuqezinjtë kanë arritur një rezultat të kënaqshëm duke u renditur në vendin e 22-të nga 70 vende në pjesëmarrjen e parë me vetëm dy sportistë.

Ata arritën të sigurojnë edhe një medalje bronzi falë talentit dhe vendosmërisë së atletëve që duket të jenë një potencial i madh për të ardhmen.

Kjo eksperiencë do të jetë thelbësore për rritjen e ekipit dhe për garat e ardhshme ndërkombëtare. Muay Thai në Shqipëri po bën hapa të mëdhenj përpara!

Top Channel