E ardhmja e Inzaghit në pikëpyetje pas humbjes së Champions: Nuk e di a do shkoj në Kupën e Botës, të shohim…

01/06/2025 09:07

“Nuk ishte Interi im dhe ne e dimë këtë. Por jam krenar për djemtë dhe për atë që kanë bërë gjatë rrugëtimit.”

Simone Inzaghi është i zhgënjyer dhe i hidhëruar, por nuk dëshiron që rezultati dhe paraqitja në këtë finale të Ligës së Kampionëve — që përfundoi me një humbje të thellë 5-0 ndaj PSG-së — të fshijnë gjithçka të mirë që është bërë dhe parë deri më tani këtë sezon.

Por pranon realitetin: “PSG ishte më e fortë, ne nuk ia dolëm, e nisëm keq, pësuam gol dhe ua lehtësuam detyrën kundërshtarëve. Kjo humbje është e rëndë, por nuk e fshin rrugëtimin që kemi bërë deri këtu. Ata e merituan, ne duhej të bënim më mirë, por nuk harroj. Zero tituj, po, por prapë shumë të zotë. Ka zhgënjim dhe inat, por duhen bërë komplimente për skuadrën”.
Pse nuk aktivizova Frattesi-n? Davide e meritonte të luante një pjesë të finales, por kur vendosa të fusja fillimisht Zalewski-n në vend të Dimarco-s, kishte një ide. Pastaj Bisseck dhe Calhanoglu ishin ndërrime të detyruara dhe në atë pikë ishim në disavantazh me 3 gola, ndaj preferova të mos e fusja.”

E ardhmja e Inzaghi-t

“A do të shkoj në Kupën e Botës për Klube në Amerikë? Erdha këtu nga respekti dhe edukata për ju. Nuk di të përgjigjem në këtë pyetje. Do të shohim në ditët në vijim me klubin,” tha ai në konferencë për shtyp.
Pra, dyshimi mbetet: do të qëndrojë te Interi apo do t’i dorëzohet tundimit të Al Hilal?

“Do ta shohim në ditët në vijim me klubin,” përsëriti ai për Sky.

“Tani, pas një finaleje — e dyta në tre vite që humbasim — ka shumë hidhërim për të menduar. Do të ketë kohë për të folur me qetësi me klubin tim, që edhe sonte ishte me ne, edhe në dhomat e zhveshjes.”

Top Channel