Kampionati Botëror në MuayThai, Shqipëria përfaqësohet nga dy sportistë, Eljon Dule fiton sfidën e parë

29/05/2025 11:03

Në Kemer të Turqisë po zhvillohet Kampionati Botëror në MuayThai dhe Shqipëria përfaqësohet me dy sportistë.

Bëhet fjalë për Besart Seferaj -86 kg dhe Eljan Dule +91 kg.

Besart Seferaj nuk arriti të kalonte turin e parë pasi i ra shorti me Kampionin e botës Ali Alijev nga Rusia ku fitorja e Rusit ishte e pastër.

Eljon Dule kaloi turin e parë me sportistin nga Vietnami me një ndeshje te bukur dhe plot emocion. Në turin e dyte i takoi me sportistin Hollandez ku e mbylli ndeshjen që në raundin e parë me një TKO ku dhe siguroi medaljen e bronzit.

Ndeshja radhës është me Algjerianin dhe shpresojmë të kalojmë dhe këtë tur me sukses dhe te jemi në finale.

Top Channel