
Deçiç është fituesi i ri i Kupës së Malit të Zi, pasi mposhti Mornarin me rezultatin minimal 1:0 në finalen e zhvilluar në Nikshiq.
Skuadra shqiptare nga Tuzi,, siguroi fitoren falë golit të Kajević në minutën e 23-të.
Ky sukses i jep Deçiçit jo vetëm trofeun e dytë në histori, por edhe një biletë për në garat evropiane, konkretisht në raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Triumfi vjen pas një sezoni të suksesshëm dhe është i dyti radhazi për klubin nga Tuzi, pas titullit kampion të fituar një vit më parë.
Megjithatë, ky sukses është arritur në një atmosferë të tensionuar sportive në Mal të Zi, ku ndryshimi i ngjyrave të ekipit nga blu e bardhë në kuqezi ka shkaktuar reagime dhe protesta, duke e vendosur Deçiçin në qendër të vëmendjes edhe për çështje përtej futbollit.
Top Channel