Arbitrat, kalendari… prapaskenat e shkarkimit të Tudor nga Juventusi
Chelsea është shumë pranë finalizimit të transferimit të sulmuesit premtues Liam Delap nga Ipswich, duke fituar garën ndaj një sërë klubesh të mëdha nga Anglia dhe Europa.
Vendimi i Delap për të zgjedhur “Blutë” konfirmon jo vetëm prioritetin e tij për të vijuar karrierën në “Stamford Bridge”, por njëkohësisht mbyll përfundimisht derën për Armando Brojën që të ketë një vend në klubin londinez.
Sipas “The Athletic”, Delap i ka njoftuar të gjithë klubet e interesuara – përfshirë Manchester United, Newcastle, Everton, Nottingham Forest, Milan dhe Juventus – se do t’i refuzojë për t’u transferuar te Chelsea. Sulmuesi 22-vjeçar, i biri i ish-futbollistit Rory Delap, ka shkëlqyer këtë sezon me 12 gola për Ipswich, dhe klauzola e lirimit prej 30 milionë paundësh ka nxitur interes nga shumë klube elitare.
Trajneri i Ipswich, Kieran McKenna, konfirmoi ditë më parë se Delap po shqyrtonte të ardhmen pas rënies së skuadrës nga Premier League, dhe tani duket se vendimi është marrë.
Për Chelsean, ardhja e Delap do të thotë se fokusi për repartin ofensiv është i mbyllur, duke larguar përfundimisht mundësinë që Armando Broja të rikthehet te Blutë, pas huazimit dhe një sezoni të vështirë te Everton.
Ky zhvillim gjithashtu mund të ndikojë në planet e merkatos për emra si Viktor Gyokeres dhe Benjamin Sesko, të cilët ishin përfolur si objektiva të Chelseat, por tani janë më afër objektivave të Arsenalit apo Manchester United.
Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” pritet të përqendrojnë vëmendjen e tyre te transferimi i Matheus Cunha nga Wolves për rreth 62.5 milionë paund.
Top Channel