
Partia Demokratike nuk e përjashton futjen e deputetëve në grevë urie, si një nga format e protestës për atë që ajo e quan masakër e zgjedhjeve të 11 majit.
I pyetur në përfundim të seancës parlamentare nëse greva e urisë është një opsion, Berisha u përgjigj: “të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme”.
Më herët, para nisjes së seancës së parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha tha se opozita ka vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
“Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë”, tha Berisha.
Top Channel