Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake
Zbardhet biseda telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.
Përmes një postimi të Trump në Truth Social, dy liderët diskutuan për i sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhej t’i përgjigjej sulmit.
Trump e quajti telefonatën një “bisedë të mirë”, por tha se nuk ishte një bisedë që do të çonte në “paqe të menjëhershme”.

Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, me telefonatën e tyre të fundit të zhvilluar më 19 maj.
Ajo bisedë zgjati dy orë dhe Trump e përshkroi atë në atë kohë si “të shkëlqyer”.
Top Channel