
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, dje (e martë) e zgjati kontratën e tij me klubin deri në vitin 2031.
Megjithatë, ai vendosi ta shtyjë seancën zyrtare fotografike për të shënuar nënshkrimin e kontratës sepse gjyshja e tij, Fatima, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.
Yamal këmbënguli që ky moment i rëndësishëm të festohej në prani të të gjithë familjes, veçanërisht të gjyshes së tij, e cila është shumë e rëndësishme për të. Ceremonia është planifikuar tani për 13 korrik 2025, kur Yamal do të festojë ditëlindjen e 18-të. Një prezantim zyrtar do të organizohet në atë kohë në lidhje me kontratën e re, dhe pritet që atij t’i jepet fanella me numër 10, të cilën e mban Ansu Fati.
Yamal do të fitojë 20 milionë euro në sezon, ku thuajse gjysma e tyre janë bonuse. Kjo është një rritje drastike krahasuar me 1.6 milionë eurot që 17-vjeçari ka marrë deri më tani me kontratën e mëparshme.
Top Channel