Rrethi Çiklistik i Shqipërisë/ Reemeijer, fituesi i etapës së dytë. Sot etapa e tretë Elbasan–Vlorë

28/05/2025 12:24

Niels Reemeijer, çiklisti holandez i Vierleploeg Grut Amsterdam, është fituesi i etapës së dytë të Turit të 82-të Çiklistik.

Nga Shkodra në Elbasan, në një gjatësi prej 188.01 kilometra e një shpejtësi mesatare prej rreth 46.4 kilometrash, ndërsa pedalimi i çiklistëve ka qenë me hapin e duhur. Starti nga Shkodra është bërë rreth mesditës, ndërsa në finishin e Gjadrit, ai që pret i pari vijën e finishit është Ellmur i Skills – Dolçini.

Më pas në finishin e dytë, tanimë në Thumanë, një tjetër çiklist i Skills Dolçini, ishte Makled, ndërsa në Luzin e Vogël do të ishte Hutkings. Mirëpo nga Peqini me një kohë prej 2 minutash nis shkëputja e atyre që pretendonin fitoren e etapës së dytë, ndërsa suksesi do të shkonte për holandezin Reemeijer. Objektivi i holandezëve mbetet fitimi i Turit të Shqipërisë, aq më tepër që Reemeijer është mbajtës i fanellës së verdhë në renditjen e përgjithshme. Kurse Gabriele De Fabritis është mbajtës i fanellës jeshile si i pari në renditjen e finisheve fushore, apo të ndërmjetme. Dhe mbajtësi i fanellës së bardhë si i riu më i talentuar i Turit të Shqipërisë.

Etapa e tretë, Elbasan-Vlorë, është 149 kilometra, ndërsa ajo më e mundimshmja pritet të jetë e katërta, me 153 kilometra në itinerarin Vlorë-Himarë-Vlorë, ku do ketë disa ngjitje. Etapa e fundit e garës do të jetë ajo Vlorë-Fier (117 km) nga ku do të përcaktohet edhe fituesi I këtij edicioni të 82- të të Rrethit Çiklistit të Shqipërisë.

Top Channel