Finalja e Conference League! Sot në orën 21:00, në Digitalb: Real Betis–Chelsea në Wroclaw të Polonisë

28/05/2025 12:37

Mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘Tarczyński Arena’ në Wroclaw të Polonisë zhvillohet finalja e Conference League mes Real Betis dhe Chelsea.

Për skuadrën spanjolle Real Betis, kjo është finalja e parë evropiane në histori. Nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, skuadra përfundoi e gjashta në La Liga dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që ka shansin të marrë edhe këtë trofe të parë Europian këtë mbrëmje ku do të përballet me blutë e Londrës.

Nga ana tjetër, Chelsea synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha garat kryesore të UEFA-s si Ligën e Kampionëve, Kupën e Kupave, Europa League dhe Conference League.

Skuadra e Enzo Marescas, që më parë ka punuar me Pellegrinin te Malaga dhe West Ham, arriti në finale pas një fitoreje bindëse ndaj Djurgarden një kundërshtarë me diferencë niveli jo vetëm në letër, ndërkohë që e mbylli sezonin në Premier League në vendin e katërt duke u rikthyer të marrë pjesë për edicionin e ardhshëm në Champions League pas disa vitesh mungese për shkak të krizave financiare dhe menaxheriale që me largimin e presidentit rus Roman Abramovich.

Të dyja skuadrat futen në fushë me të vetmin qëllim, fitoren. Si për Betisin ashtu edhe për Chelsean, triumfi i sotëm do të jetë historik pasi garojnë për një trofe që nuk e kanë fituar më parë, spanjollët asnjë, ndërkohë që klubit angleziI mungon në muzeun e trofeve europian përpos faktit të mbylljes së një edicioni me një trofe të tillë continental.

Këtë finale të madhe për trofeun europian të klubeve si gjithmonë do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb duke filluar nga ora 21:00.

Top Channel