Emmanuel dhe Brigitte Macron zbarkojnë në Indonezi, largohen nga Vietnami dorë për dore pas shuplakës

27/05/2025 19:33

Çifti Macron paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme pas largimit të tyre nga Vietnami.

Emmanuel dhe Brigitte Macron i ngjitën së bashku shkallët e avionit presidencial, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.
Me të mbërritur në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u kapur fort me njëri-tjetrin.

Një ditë më parë, pamjet e drejtpërdrejta nga mbërritja e tyre treguan Brigitte Macron duke goditur me shuplakë burrin e saj.

Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte të gjithë çështjen, duke thënë se e pamë çiftin në një moment relaksi dhe të butë. Kjo u tha edhe në deklaratat e presidentit francez, i cili dënoi “teoritë” në lidhje me të dhe gruan e tij.

Pas ngjarjes, u vu re një tension mes çiftit. Brigitte Macron refuzoi t’i jepte dorën burrit të saj dhe zbriti shkallët duke u mbajtur pas parmakut.

Top Channel