Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Shqipëria do të luajë dy ndeshje të rëndësishme, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, me Serbinë në Arenën Kombëtare më 7 qershor dhe tre ditë më vonë me Letoninë në Riga.
Trajneri brazilian Sylvinho ka publikuar listën me emrat e grumbulluar për këto dy takime, ku si çdo herë, surprizat nuk mungojnë.
Në portë janë Strakosha, Kastrati, Sherri dhe kampioni i Shqipërisë me Egnatian, Mario Dajsinani.
Në mbrojtje shihet rikthimi i Elseid Hysajt, i cili nuk ishte i pranishëm me Kombëtaren për sfidat me Anglinë dhe Andorrën për shkak të një dëmtimi, ndërsa një tjetër yll i Superiores është Naser Aliji, i cili fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon.
Në mesfushë dhe sulm nuk ka surpriza, ku të përfshirë janë thuajse të njëjtët lojtarë që u grumbulluan dhe në mars, teksa është rikthyer dhe Mirlind Daku.
Shuëm prej futbollistëve mbyllën javën që lamë pas kampionatet e tyre, me një pjesë të lojtarëve që do të nisin më shpejt grumbullimin, teksa Kristjan Asllani pritet të vijë pas finales së Ligës së kampionëve, ku Interi luan në Mynih përballë PSG-së të shtunën e 31 majit.

Top Channel