
Trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguait, që zhvillohen javën e ardhshme.
Emri më i spikatur është ai i Casemiros, i cili rikthehet në kombëtare pas një mungese afro njëvjeçare.
Mesfushori 33-vjeçar i Manchester United, që ishte edhe kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës 2022, rikthehet në skenën ndërkombëtare për të forcuar mesin e fushës së Seleçaos.
Ndërkohë, Neymar vijon të jetë jashtë listës për shkak të problemeve me rikuperimin nga dëmtimi, duke mos qenë ende i gatshëm për lojë.
Ancelotti, i cili mbërriti në Rio de Janeiro të dielën pas largimit nga Real Madrid, shkruan histori si trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e Brazilit me kohë të plotë pas një shekulli.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Ancelotti:
Portierë:
* Alisson (Liverpool)
* Bento (Al-Nassr)
* Hugo Souza (Corinthians)
Mbrojtës:
* Alex Sandro, Danilo, Leo Ortiz, Wesley (të gjithë nga Flamengo)
* Alexsandro (Lille)
* Lucas Beraldo (Paris Saint-Germain)
* Carlos Augusto (Inter Milan)
* Vanderson (Monaco)
Mesfushorë:
* Andreas Pereira (Fulham)
* Andrey Santos (Strasbourg)
* Bruno Guimaraes (Newcastle)
* Casemiro (Manchester United)
* Ederson (Atalanta)
* Gerson (Flamengo)
Sulmues:
* Antony (Real Betis)
* Estêvão (Palmeiras)
* Gabriel Martinelli (Arsenal)
* Matheus Cunha (Wolverhampton)
* Raphinha (Barcelona)
* Richarlison (Tottenham)
* Vinicius Júnior (Real Madrid)
Brazili pritet të përballet me dy sfida të rëndësishme në rrugën drejt Botërorit 2026, dhe kthimi i Casemiros është një sinjal i qartë se Ancelotti po kërkon të sjellë eksperiencë e stabilitet në skuadër, ndërsa projekton një Brazil të rinovuar dhe konkurrues.
Top Channel