Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse gjatë natës në Berat, lokali jashtë funksionit prej dy vitesh! Djemtë e pronarit plagosën me thikë…

25/05/2025 10:23

Një shpërthim me eksploziv tronditi Beratin në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Lënda plasëse ishte hedhur në derën e lokalit të Sali Fetiu, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ky lokal ka rreth dy vite që nuk është në përdorim, çka e shtyu grupin hetimor të mendojnë për një konflikt të mundshëm të pronarëve të tij  dhe jo për konflikt biznesi.

Rezulton se dy djemtë e pronarit të këtij biznesit, janë në kërkim nga policia sepse më 24 mars të këtij viti të jenë përfshirë në një plagosje me thikë. Asllan Fatiu, 37 vjeç, dhe i vëllai plagosën me thikë 85-vjeçarin, Todi Biçaku në një lokal në lagjen “Çelepias”.

Ngjarja u trajtua si konflikt I çastit ku Asllan Fetiu hyri në lokal dhe u konfliktua verbalisht me klientë dhe kamerierët dhe 85-vjeçari që ishte rastësisht aty ndërhyri për ta qetësua, por autori iu përgjigj duke e goditur me thikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta