
Pas një gare të gjatë me 38 javë ndeshjesh, janë përcaktuar ekipet që do të përfaqësojnë Italinë në kompeticionet europiane, si dhe ato që fatkeqësisht do të zbresin një kategori më poshtë.
Napoli është shpallur kampion i Italisë pas një sezoni mbresëlënës me Conten, duke dominuar kampionatin dhe duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Pas saj, në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe Inter, Atalanta dhe Juventus.
Ndërkohë në Europa League do shkojnë Roma dhe Bolonja që fitoi kupën e Italisë duke mundur në finale Milanin, që këtë sezon ka mbetur jashtë kompeticioneve europiane. Jashtë Europe mbeti edhe Lazio.
Ndërkohë Fiorentina u rendit e 6-ta dhe siguroi një vend në Europa Conference League.
Sakaq, Empoli, Venezia dhe Monza janë renditur në 3 vendet e fundit që do të thotë se do konkurrojnë në Seria B sezonin e ardhshëm. Rënies nga kategoria i shpëtoi Lecce e Ylber Ramadanit të cilët e mbyllën sezonin vetëm 3 pikë mbi zonën e kuqe në vendin e 17-të.
Top Channel