Kaja Kallas reagon pas sulmit të fundit të Rusisë në Ukrainë: Duhet t’i ushtrojmë presion maksimal Moskës

25/05/2025 16:36

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për “presion maksimal ndërkombëtar” mbi Rusinë pas një sulmi masiv ajror gjatë natës në Ukrainë që vrau 12 persona.

“Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe të shkatërrojë Ukrainën. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme të plagosur ose të vrarë”, shkroi Kaja Kallas në një postim në X.

“Ne kemi nevojë për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë”, u shpreh ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta