Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Spektakël, emocione dhe një fitore që mund të rezultojë vendimtare për fatet e këtij sezoni! Lando Norris ka triumfuar në mënyrë mbresëlënëse në Çmimin e Madh të Monakos, duke u rikthyer në shkallën më të lartë të podiumit dhe duke rihapur garën për titullin kampion në Formula 1.
Piloti britanik i McLaren e nisi nga “pole position” dhe e menaxhoi në mënyrë perfekte garën e 78 xhirove në rrugët e ngushta të Monte Carlos, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrarin e tij dhe shokun e skuadrës Oscar Piastri, i cili kompletoi podiumin e McLaren.
Max Verstappen, kampioni në fuqi, u rendit i katërti, ndërsa Lewis Hamilton me Ferrarin tjetër zuri vendin e pestë. Ndërkohë, surprizat nuk munguan: të rinjtë Isack Hadjar dhe Liam Lawson siguruan pozita të rëndësishme në dhjetëshen më të mirë, duke treguar potencialin e tyre për të ardhmen.
Rezultatet e sotme përmbysin gjithçka në renditjen e përgjithshme, me Norris që ngushton ndjeshëm diferencën ndaj liderit të kampionatit, Oscar Piastri, duke e kthyer garën për titull në një duel të hapur për pjesën e mbetur të sezonit.
Top 5 në Monaco GP (Lap 78/78):
L. Norris (McLaren)
C. Leclerc (Ferrari)
O. Piastri (McLaren)
M. Verstappen (Red Bull)
L. Hamilton (Ferrari)
Pjesa tjetër e sezonit pritet të jetë një betejë spektakolare me duele të forta për titullin kampion, të cilin do të keni mundësinë ta ndiqni vetëm në DigitAlb.
Top Channel