
Gianni Infantino ka trazuar rrjetin me një deklaratë të mundshme për Cristiano Ronaldon. Presidenti i FIFA-s zbuloi se futbollisti i famshëm mund të luajë në Botërorin e klubeve, pasi është në bisedime.
“Cristiano Ronaldo mund të luajë për një nga skuadrat në Botërorin e klubeve. Ka bisedime”, u shpreh Infantino. Kështu të gjithë janë në dyshim se cili do të jetë klubi i radhës për sulmuesin portugez.
Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Al Nasr në Arabinë Saudite deri në fundin e qershorit. Pritet përfundimi i saj, për të qenë lojtar i lirë para nënshkrimit të marrëveshjes së re. Kjo pasi në qershor nuk do të ketë angazhime me Al Nasr.
Në Botërorin e klubeve ndërkohë janë 32 klube të përfshira. Në Amerikë ky format do të organizohet për herë të parë nga FIFA.
Top Channel