
Digitalb siguron ekskluzivitetin e Kupës së Botës për klube. Eventi më i madh sportiv i vitit, i organizuar nga FIFA në SHBA, me pjesëmarrjen e 32 klubeve më të mira, perfaqësuese të të gjitha kontinenteve, do të rivalizojnë për të fituar trofeun më të ri nga data 14 Qershor-13 Korrik.
Gjigantët europianë Real Madrid, Manchester City, Bayern, Inter, PSG, Juventus, Atletiko Madrid dhe ato amerikano-jugor, River Plate, Boka Zhuniors, Palmeiras, Flamengo apo vendasit e Inter Miami do të dhurojnë show-n më spektakolar për të konfirmuar kampionin e ri të botës.
Një garë speciale do të jetë mes futbollistëve yje të të gjitha ekipeve, që do ta shtrijnë konkurrencën gjithëvjetore edhe në këtë kompeticion, për të konfirmuar më të mirin e momentit.
Në dispozicion të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse FIFA ka vendosur një buxhet prej 1 miliardë dollarësh, nga të cilat 125 mln do të shkojnë për ekipin kampion.
Të gjitha ndeshjet e kupës së botës për klube do të transmetohen live ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel