“2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

23/05/2025 22:29

2.45 milionë qytetarë vizituan Shqipërinë gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës.

Kryeministri Edi Rama ndau shifrat në një postim në Facebook, ku theksoi se 820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill.

“820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill, duke e rritur në 2.45 milionë shifrën totale të tyre gjatë këtyre 4 muajve të parë të vitit 2025.

Kjo rritje tregon se Shqipëria po e konsolidon pozicionin e saj të ri në hartën e Europës turistike, teksa vazhdon të konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane edhe për 2025”, shkruan Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta