
Ministria izraelite e Punëve të Jashtme ka identifikuar viktimat e të shtënave të së mërkurës në Uashington DC.
“Jemi të tronditur dhe të tmerruar këtë mëngjes nga lajmi i sulmit brutal terrorist që mori jetën e dy anëtarëve të stafit të Ambasadës sonë në Uashington Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim”, shkroi ministria e Punëve të Jashtme në një postim për X.
“Ngushëllojmë familjet e pikëlluara gjatë kësaj kohe të dhimbshme dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim gjithmonë”, thuhej në postim.
Në një postim të veçantë për X, ambasada Izraelite në SHBA shkroi: “Yaron dhe Sarah ishin miqtë dhe kolegët tanë. Ata ishin në kulmin e jetës së tyre.”
“I gjithë stafi i ambasadës është zemërthyer dhe i shkatërruar nga vrasja e tyre. Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese”, vazhdoi postimi.
Yechiel Leiter, ambasadori i Izraelit në SHBA, tha se çifti ishte gati të fejohej.
“Djali bleu një unazë këtë javë me qëllim që t’i propozonte të dashurës së tij javën e ardhshme në Jerusalem. Ata ishin një çift shumë i bukur”, tha ai.
Top Channel