
Në një njoftim zyrtar të bërë në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane ka vënë në dispozicion një numër, në të cili qytetarët mund të denoncojnë ose të japin çdo informacion në lidhje me aktivitetet apo trafikimin e drogës.
Ky numër i përket linjës së sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve, e kjo e fundit nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës por edhe për pastrimin e të ardhurave nga droga që ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp, në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].
Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta, siguron DEA.
SHBA shprehet se vijon të jetë e përkushtuar të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel