Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

22/05/2025 12:00

Shqipëria hap sot një tjetër kapitull në Bruksel me Bashkimin Europian.

Mbledhjen e pestë ndërqeveritare në kryeqytetin e Europës e udhëheq ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Hapja e Grup Kapitullit të katërt që mori dritën jeshile në Bruksel përmban çështje të lidhura me konkurrueshmërinë, rritjen gjithëpërfshirëse, politikat ekonomike, punësimi, tatimet, arsimi dhe kultura, bashkimi doganor, si dhe media e transformimi digjital.

Tanimë detyra e Shqipërisë është t’i përafrojë të gjitha këto çështje me ato të Bashkimit Europian.

Shqipëria është duke bërë një progres të qenësishëm me çeljen e kapitujve. Në tetë muajt e fundit Shqipëria ka hapur gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere).

Më 14 tetor 2024, Shqipëria u ul në të njëjtën tavolinë me Komisionin Europian, duke hapur Grup Kapitullin e Parë njohur si Themeloret dedikuar funksionimit demokratik të vendit dhe çështjeve të drejtësisë

Grupkapitulli i 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’ u hap me 17 dhjetor 2024, ku theksi vendoset në Marrëdhëniet e jashtme të vendit përfshi ato të sigurisë dhe e mbrojtjes.

Ndërsa Grupkapitulli 2 ‘Tregu i Brendshëm’ u hap më 14 prill 2025. Ky grup kapitull përfshin Lëvizja e Lirë e Mallrave, Lëvizja e Lirë e Punëtorëve, Liria e Lëvizjes së Kapitaleve përfshi mbrojtjen e Konsumatorit dhe e Shëndetit.

Në mënyrë të përsëritur kryeministri Edi është deklaruar për mbylljen e kapitullit deri në 2027 dhe deri ne 2030 Shqipëria të jetë vend anëtar në BE me të drejta të plota.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta