
Përndjekja, fyerjet, denigrimet dhe përdorimi i fotove apo të të dhënave të personave të tjerë për qëllime dashakeqe, janë kthyer në një problem serioz për shoqërinë.
Në policinë e Tiranës në 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 5 kallëzime në lidhje me këto shqetësime, ndërsa më pas janë proceduar përgjegjësit.
Konkretisht ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;
-F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;
-G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;
-D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel