
“Jam pa fjalë”, shprehet kryeministri Edi Rama, në një reagim për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kreut të ALUIZNI-t, Artan Lames.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ngushëllon familjarët dhe miqtë e Lames, që ndër vite dha një kontribut të shquar në Partinë Socialiste.
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”.
Lame drejtoi për gjashtë vite, nga viti 2013-2019 Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale. Më pas, mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Më herët, mbajti poste të tjera të rëndësishme si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
Artan Lame humbi betejën për jetën në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku po kurohej muajt e fundit pas një ishemie që pësoi.
Top Channel