Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin
22/05/2025 15:36
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, për të marrë pas telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara më parë si pjesë e hetimit të SPAK ndaj saj.
Xoxa kishte bërë rekurs, por siԭ mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kjo nuk është pranuar nga Gjykata.
Xoxa akuzohet nga SPAK për ‘korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike’.
Top Channel