Fiks Fare/ “Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi. Psikiatrja pohon se është psikopat, në raport rezulton normal

21/05/2025 20:40

Tanja Kodra nga Shkodra rrëfen një histori tronditëse dhune dhe pasigurie që, sipas saj, vazhdon edhe sot pas ndarjes nga bashkëshorti.

Ajo i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për ndihmë, duke deklaruar se jeton nën kërcënim të vazhdueshëm dhe pa asnjë mbrojtje institucionale.

“Tani nuk jetoj, ai më kërcënon dhe më ndjek çdo ditë . Kam frikë për veten dhe fëmijët ” thotë ajo. Tanja tregon se ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, deri në atë pikë sa ka humbur një shtatëzani në javën e 8-të pas goditjeve që kishte marrë. “Kam pasur hemoragji për një muaj, dhe humba fëmijën” rrëfen ajo.

Ish-bashkëshorti është dënuar me detyrim paraqitjeje për dy vjet pasi dhunoi djalin e tyre të vogël, por sipas Tanjas, dhuna nuk ka ndaluar. Ai e ndjek, e kërcënon përmes mesazheve dhe e akuzon me fjalor fyes. “Më ndjek me makinë, më thotë e di me kë del. Kam frikë për veten dhe fëmijët e mi.” shprehet ajo

Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë asaj kujdestarinë e dy fëmijëve, por ka vendosur që babai t’i takojë çdo ditë për një orë. “Kam apeluar vendimin. Ai nuk është i aftë të kujdeset për ta,” thotë ajo. Në përpjekje për të kërkuar ndihmë, Tanja ka shkuar edhe te Qendra e Shëndetit Mendor në Shkodër. Drejtuesi i qendrës, pas një bisede me mjeken psikiatre, i thotë se ai është “dhunues i tmerrshëm” dhe psikopat, delokuent, por në  raportin zyrtar kjo mjeke shkruan se ai është “i shëndetshëm mendërisht”.

“Kam humbur çdo besim te drejtësia,” përfundon Tanja, e cila kërkon mbrojtje për veten dhe fëmijët, para se të jetë vonë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta