Zbulim tronditës! Nga Marseja në Vatikan, legjenda franceze kushëri i largët me Papa Leonin XIV

20/05/2025 09:41

Një zbulim i pazakontë ka dalë nga një studim i realizuar nga ekspertët francezë të gjenealogjisë: ikona e futbollit Eric Cantona është i lidhur familjarisht me Papa Leoni XIV.

Sipas platformës Geneanet, Cantona dhe Papa Leoni rezultojnë të jenë kushërinj të largët, me lidhje që daton nga brezi i 12-të deri në të 15-të.

Kjo lidhje rrjedh nga martesa e Bertrand Negrel dhe Louise Jean në vitin 1566 në Roquevaire, një qytet në jug të Francës.

Studimi ka ndjekur prejardhjen e Papa Leonit, emri i vërtetë i të cilit është Robert Francis Prevost, i lindur në Çikago, duke zbuluar se gjyshi i tij nga babai kishte emigruar nga Italia në SHBA, ndërsa rrënjët e familjes lidhen fort me Francën.

Eric Cantona, i lindur në Marsejë në vitin 1966, ka qenë një prej figurave më ikonike të Manchester United në vitet 1990. Por përveç lidhjes me Papën, studimi tregon se ai është gjithashtu kushëri i largët i autorit të njohur Albert Camus.

Eric Cantona, edhe dekada pas tërheqjes nga futbolli, vazhdon të mbetet një personazh që tërheq vëmendjen – jo vetëm për atë që bëri në fushë, por edhe për ndikimin dhe mendimet e tij jashtë saj. Lidhja e tij me Papa Leoni XIV vetëm sa e shton më shumë aurën e tij të veçantë në historinë e futbollit dhe kulturës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta