
Kieran Trippier, mbrojtësi i Newcastle, ka rënë pre e një shakaje të çuditshme dhe të kushtueshme nga një grup miqsh të tij që luajnë për Gateshead FC, një ekip në divizionin e pestë të futbollit anglez.
Sipas mediave britanike, kjo ngjarje ka ndodhur në një natë të çmendur në një klub striptizmi në Gateshead, ku emri i Trippier u përdor për të paguar një faturë marramendëse.
Sipas The Sun, lojtarët e Gateshead vendosën të linin faturën prej më shumë se 11,000 eurosh (afro 10,000 paund) në emër të “Tripps”, nofkës së Trippier. Fatura, e lëshuar në orën 4:36 të mëngjesit, përfshinte 76 kupona prej 100 paundësh për vallëzime private dhe dhjetëra gota alkool.
Edhe pse Trippier nuk ishte i pranishëm në ngjarje, ai e gjeti emrin e tij të përfshirë në shakanë e kolegëve të tij. Një burim nga klubi i striptizmit ka sqaruar se Trippier nuk ishte aty atë natë, por pranoi se kishte vizituar lokalin në të kaluarën. “Kjo ishte një shaka praktike dhe ai e di saktësisht kush ishin përgjegjësit,” tha burimi.
Mbrojtësi 34-vjeçar ka pasur një vit të vështirë, duke u ndarë nga gruaja e tij Charlotte në fund të vitit 2024 dhe duke kaluar një sezon të pabarabartë për shkak të lëndimeve. Ai ka bërë vetëm 24 paraqitje në Premier League këtë sezon, duke luajtur vetëm 14 herë si titullar dhe pa shënuar ende asnjë gol.
Megjithatë, ai është një pjesëmarrës i rregullt në ngjarjet shoqërore. Pasi finalja e Kupës Carabao, ai u pa duke shijuar një natë të relaksuar me shokët e ekipit, Dan Burn, Harvey Barnes dhe Matt Targett, në një turne shigjetash. Ajo që fillimisht ishte menduar si një shaka mes kolegëve, ka përfunduar si një episod i sikletshëm dhe viral.
Top Channel