Video/ “Hajde këtej, hajde këtej”, njerëz duke vrapuar të tmerruar pas krimit, kamerat kapin momentin e atentatit ndaj 29-vjeçarit në Durrës

20/05/2025 11:28

Top Channel ka siguruar videon pak çaste pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Ermir Dedja, 29 vjeç.

Në pamje duken njerëz duke vrapuar të tmerruar nga ngjarja, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “hajde këtej nga unë”.

Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjeç, humbi jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë .

Dy vite më pas, në 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta