“Nuk përkulem”/ Ç’ka ndodhur në 100 ditë nga burgosja e Erion Veliajt? Kreu i Bashkisë: Po pengohem forcërisht që të….

20/05/2025 11:57

Burgim pa asnjë justifikim të arsyeshëm e ka cilësuar Erion Veliaj masën ndaj tij, ndërsa kanë kaluar tashmë 100 ditë në qeli.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se po pengohet forcërisht nga ushtrimi i detyrave si Kryetar i zgjedhur i Tiranës.

Por sipas tij, edhe pse i burgosur pa prova, Veliaj thotë se çdo ditë e bën më të fortë dhe të papërkulur.

Reagimi i plotë:

Shumë të dashur miq,

Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.

Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta