Emri/ I dënuar për trafikim të qenieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë! Apartament dhe automjete

20/05/2025 09:34

Një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzorë, i janë sekuestruar pasuritë.

Më urdhër të Prokurorisë së Tiranës, 34-vjeçarit Ismail Gjineci i janë sekuestruar 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.

Këto pasuri ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta