Dyshohen për krime zgjedhore/ SPAK ‘zbarkon’ në Klos, sekuestrohen telefonat e tre drejtorëve të bashkisë
20/05/2025 18:19
Me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erion Çelaj dhe nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, janë sekuestruar telefonat e tre drejtorëve të bashkisë Klos.
Ata janë drejtori juridik i bashkisë së Klosit, drejtori i shërbimeve sociale e të bashkisë klos dhe një drejtor tjetër.
Tre drejtorët dyshohet se janë përfshirë në krime zgjedhore.
Veç telefonave, janë sekuestruar kompjuterët e tre zyrtarëve, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Gjithashtu janë kontrolluar edhe banesat e tyre, por nuk është gjetur gjë.
Prokurorët e SPAK ranë në gjurmë, ndërsa po hetonin një çështje tjetër.
Në komunikime telefonike ata dyshohet se po kryenin biseda që përbënin krime zgjedhore.
Top Channel