
Kampionati Europian U17 nisi këtë të hënën në Shqipëri, por për përfaqësuesen kuqezi, starti nuk ishte ai i dëshiruar.
Në “Arenën Kombëtare”, djemtë e drejtuar nga Tedesco u përballën me një Portugali të fortë që e dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin e thellë 4-0.
Portugezët e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me anë të Quintas. Shqipëria tentoi të reagojë, por ishte shumë e pafuqishme përballë një skuadre të organizuar dhe teknike.
Në pjesën e dytë, diferenca në cilësi u bë më e dukshme. Mide shënoi golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 68-të, ndërsa Cabral në të 82-ën dhe Soares në minutën e 90+2 i dhanë goditjen finale kuqezinjve.
Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për talentet shqiptarë që të përballen me futbollin europian në nivele të larta dhe të tregojnë potencialin e tyre në sytë e skautëve ndërkombëtarë, të cilët kanë dhe dy ndeshje të tjera në Grupin A me Gjermaninë dhe Francën.
Top Channel