Kampionati Europian U17 në Shqipëri, Duka mesazh përpara startit të kompeticionit: Le të kthehet në një festë të vërtetë

19/05/2025 12:54

Starton këtë të hënë Kampionati Europian U17 në Shqipëri, ku 8 përfaqësuese do të luajnë për trofeun prestigjioz për të rinj.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një mesazh përpara startit të këtij kompeticioni, duke shkruar në rrjetet sociale se është një mundësi unike për të rinjtë, tifozët dhe gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane.

“19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar!

Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian, UEFA European Under-17 Championship Albania 2025.

Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane.

Mirë se vini Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia!

Le të jetë ky Europian një festë e vërtetë në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan”, shkruan Duka.

Sfida hapëse do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Portugalisë në orën 18:00 në Arenën Kombëtare në kryeqytet, ndërsa në orën 20:30 do të luhet në Elbasan takimi i radhës i Grupit A, mes Gjermanisë dhe Francës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta