Dokumentari i Vinicius Jr. drejt gjyqit, klubi spanjoll hedh akuza ndaj yllit të Realit: Nuk përputhet me realitetin

19/05/2025 17:13

Klubi spanjoll i futbollit, Valencia CF, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të dokumentarit “Bailia, Vini” të Vinicius Jr., që sipas tyre, përmban pasaktësi dhe padrejtësi ndaj tifozërisë së klubit.

Në një deklaratë publike, Valencia njoftoi se i ka drejtuar një kërkesë me shkrim producentëve të dokumentarit, duke kërkuar korrigjimin e mënyrës si janë pasqyruar ngjarjet që ndodhën në stadiumin Mestalla.

Sipas klubit, përshkrimi që i është bërë situatës nuk përputhet me realitetin dhe dëmton imazhin e tifozëve të Valencias. “E vërteta dhe respekti për tifozët tanë duhet të mbizotërojnë,” thuhet në deklaratë.

Valencia CF ka paralajmëruar se rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore në varësi të zhvillimeve dhe përgjigjes nga producentët e dokumentarit.

“Si përgjigje ndaj padrejtësive dhe pavërtetësive të bëra ndaj tifozëve të Valencia CF, klubi ka paraqitur një kërkesë me shkrim drejtuar producentëve të dokumentarit, në lidhje me mënyrën se si janë pasqyruar ngjarjet që ndodhën në stadiumin Mestalla, një version që nuk përputhet me realitetin. E vërteta dhe respekti për tifozët tanë duhet të mbizotërojnë. Valencia CF rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me rrethanat”, shkruhej në deklaratën e plotë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta