“Bashkëpunim kundër krimit”/ Kreu i policisë së Shtetit takim me zv.ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë

19/05/2025 17:26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, znj. Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Simon Charters.

Thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit, ishin në fokus të takimit.

Policia e Shtetit bën me dije se nga ky partneritet janë realizuar aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar me mbështetjen e ekspertizës britanike, si dhe është krijuar një program i ri trajnimi për drejtuesit e lartë të Policisë.

Ndërkohë palët mirëpresin bashkëpunimin me BE-në, për reformën policore, si dhe vijimin e projektit të Policisë Shkencore.

Gjithashtu u konfirmua angazhimi dypalësh për të vijuar bashkëpunimin në funksion të ndërtimit të një shërbimi policor gjithnjë e më profesional në shërbim të qytetarëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta