
Një skenë e tensionuar u regjistrua pas përfundimit të sezonit në Eredivisie, ku Ajax humbi titullin kampion në mënyrë dramatike, pavarësisht fitores së fundit 2-0 ndaj Twente.
Sulmuesi holandez Wout Weghorst nuk i përmbajti emocionet dhe u përplas me një kameraman, duke i hedhur tutje kamerën në një moment tensioni para tifozëve.
Weghorst kameraya yumruk attı. pic.twitter.com/jEZrPsXeen
— FutbolArena (@futbolarena) May 18, 2025
Ajax kishte qenë në krye të tabelës me nëntë pikë më shumë se PSV, por një seri rezultatesh të dobëta – përfshirë dy humbje dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit – i kushtuan rëndë. Edhe pse skuadra e Francesco Fariolit bëri detyrën e saj ndaj Twente me golat e Henderson dhe vetë Weghorst, fitorja 3-1 e PSV ndaj Sparta Rotterdam vulosi fatin e kampionatit.
Pas fishkëllimës finale, lojtarët e Ajax u rreshtuan para tifozëve, por kur kameramani iu afrua Weghorstit, ky i fundit reagoi keq dhe e largoi pajisjen me dorë.
Në një deklaratë pas ndeshjes, sulmuesi 31-vjeçar tha: “Ishte një moment shumë emocional. Tifozët po na këndonin dhe unë doja ta përjetoja atë me ekipin, jo nën objektivin e kamerës. Që nga fillimi, ajo kamerë ishte vetëm tek unë. Të mërkurën në Groningen ishte gjithashtu e vështirë, më goditën edhe pasojat e asaj nate. Thjesht nuk doja të isha sërish përballë kamerave.”
Weghorst, i cili ishte huazuar më parë te Manchester United nga Burnley, iu bashkua Ajaxit këtë sezon ku ka realizuar 10 gola në 24 paraqitje në kampionat. Por fundi i sezonit ishte një rrëzim i beftë për gjigantin hollandez.
Kolatitja nisi më 20 prill me humbjen 4-0 ndaj Utrecht, vazhdoi me barazimin ndaj Sparta Rotterdam dhe një tjetër humbje 3-0 ndaj NEC. Goditja finale erdhi ndaj Groningenit, ku Ajax pësoi golin e barazimit në minutën e 99-të – ndaj një skuadre me vetëm 10 lojtarë në fushë.
Top Channel