Video/ Super Muçi! Ylli i Kombëtares sërish protagonist në Turqi, asiston për golin që i shmangu Besiktasit humbjen

18/05/2025 20:05

Ernest Muçit i ka mjaftuar pjesa e dytë për t’u bërë protagonist me skuadrën e Besiktasit në Turqi.

Në sfidën kundër Alanyaspor, “shqiponjat” e Stambollit arritën të shmangnin humbjen dhe kjo vetëm falë yllit të Kombëtares shqiptare.

I aktivizuar në startin e pjesës së dytë, kur Besiktas ishte në disavantazh, Muçi dhuroi një superasist për Rafa Silvën, i cili riktheu baraspeshën në minutën e 73’.

Ky ishte asisti numër 4 i Muçit këtë sezon, i cili gjithashtu numëron dhe 7 gola.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta