Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u vetëplagos aksidentalisht me një armë zjarri të cilën e posedonte pa leje, në ambientet e një lokali në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20 të mëngjesit të datës 18 maj 2025. Policia nisi menjëherë hetimet pasi u njoftua se në spital kishte mbërritur për mjekim një person i plagosur në këmbë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u arrestuan tre shtetas:

K. K., 28 vjeç (personi i vetëplagosur),

A. C., 33 vjeç,

A. M., 30 vjeç, (kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja).

Ndërkohë, u shpall në kërkim edhe një tjetër shtetas, E. E., 41 vjeç, banues në Kuçovë.

Sipas hetimeve paraprake, pas vetëplagosjes, shtetasit A. C. dhe E. E. kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën e saj dhe i kanë fshehur jashtë lokalit, ndërsa kamarieri A. M. ka fshirë gjurmët në vendin e ngjarjes.

Arma e zjarrit, një pistoletë, është sekuestruar nga Policia si provë materiale. 28-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta