Ngjarje e rëndë në familjen e Ledi Toska në fshatin Suk 2 të bashkisë Roskovec.

Një vajzë e mitur 4 vjeçe ka gjetur vdekjen teksa ka qene duke luajtur pranë murit rrethues të banesës së saj. Burime informacioni pohojnë se muri është shembur e për pasojë vajza 4 vjeçare është goditur e ka gjetur vdekjen.

Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen janë munduar ti japin ndihmën e parë mjekësore, por pa asnjë rezultat.

Është njoftuar policia dhe ambulanca ku e mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Rroskovecit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta