Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, për të gjithë shqiptarët ka filluar një tjetër numërim, një numërim mbrapsht i ditëve të mbetura deri në takimin e shumëpërfolur dhe shumë pritur Shqipëri-Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”.
Ky takim do të jetë me tifoz vetëm mbështetës të ekipit kuqezi, pa tifozë udhëtues e si rrjedhojë kërkesa për bileta për këtë ndeshje është në nivelet e padëgjuara më parë.
Kjo ka bërë që procesi i sigurimit të tyre, që ka filluar më 15 maj, është i ndryshëm nga ndeshjet e tjera. Fation Kodra, shefi i departamentit të komunikimit të FSHF-s sqaron në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, se çfarë hapash ndiqen për të siguruar biletën e kësaj ndeshjeje.
“Si fillim duhet të bëjnë një regjistrim dhe pasi të jenë regjistruar mund të aplikojnë për të blerë deri në 4 bileta në tribunat përkatëse. Pasi kanë përfunduar këtë proces do të marrin një konfirmim nga kompania e-ticket ku konfirmohet aplikimi. Kujtojmë që ky është një proces i hapur për të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen”.
Po përse ky ndryshim në blerjen e biletave të kësaj ndeshjeje?
“FSHF ka zgjedhur këtë mënyrë për shkak të kërkesës shumë të lartë për bileta të kësaj ndeshjeje, një mënyrë që e ndjekin edhe federate të tjera e ndjek edhe UEFA, në raste kur ka kërkesa të tilla shumë të larta, pra nuk është një shpikje”.
Procesi i regjistrimit dhe aplikimit ka startuar më 15 maj, ndërkohë që ndeshja do të luhet më 7 qershor, kur dhe si do ta mësojnë tifozët nëse janë fitues apo jo për aplikimin e tyre për blerjen e biletave?
“Ky proces do të zgjasë rreth dy javë dhe më pas nga data 30 maj deri më 2 qershor, do të zhvillohet shorti kompjuterit për të gjithë ata që janë përzgjedhur si fitues për të marrë bileta, do të njoftohen me një link përkatës nga kompania e-bileta dhe më pas do të marrin të gjitha të dhënat për procesin e blerjes së tyre”.
Top Channel